21 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Shëndetësi

21 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me Covid-19, nga 93 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 49 person. Raste aktive me Covid -19 janë 201.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,312, kanë vdekur 3,211persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,900, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi