Mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
Ekonomi

Mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

RTKlive

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit.


MË SHUME NGA Ekonomi