Protesta në QKUK
Shëndetësi

Protesta në QKUK

RTK

Në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK), dita e hënë ka nisur me protestë. Administrata dhe shërbimet teknike kanë filluar protestën që në orët e hershme të mëngjesit. Shkak për këtë është ulja e pagave me ligjin e ri.

Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi, tha se protestat nuk do t’i ndalin dhe se do t’i ndjekin rrugët ligjore për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në protestë morën pjesë specializantë nga 22 klinika, derisa një klinikë ka dalë kundër.


MË SHUME NGA Shëndetësi