Hapen procedurat e prokurimit për rrugën Kijevë - Zahaq
Ekonomi

Hapen procedurat e prokurimit për rrugën Kijevë - Zahaq

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë hapur procedurat e prokurimit për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc.

“Rruga është e ndarë në 4 llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë €.

Lot 1:  8,200,000.00 €

Lot 2:  7,400,000.00 €

Lot 3:  6,300,000.00 €

Lot 4:  10,100,000.00 €

Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillimin ekonomik të të gjithë zonës së rrafshit të Dukagjinit”, ka thënë Aliu.


MË SHUME NGA Ekonomi