Kurti: Rritja e të hyrave tatimore, meritë e formalizimit të ekonomisë
Foto/ Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Ekonomi

Kurti: Rritja e të hyrave tatimore, meritë e formalizimit të ekonomisë

A.B/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.

“Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikullovcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe në takim ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.

Së fundmi, sipas raportit të Fondacionit Ndërkombëtar Monetar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022.

“Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi