Shkëmbimet tregtare mes Kosovës e Malit të Zi vetëm 60 milionë euro
N.Mekolli /RTKlive
Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) sot u pritën nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Bëhet e ditur se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka shprehur kënaqësinë e Qeverisë së vet që patë mundësi që të pret një delegacion të AKB dhe Bizneseve të Kosovës ku shprehi gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe turistik përmes investimeve tē përbashkëta në Mal të Zi në sektorin e turizmit dhe ndërtimit si një vend i sigurt dhe tërheqës për investitorët e huaj e sidomos ata të Kosovës.
“Kryetari z.Shahini falënderoi kryeministrin e Malit të Zi , Abazoviq për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të mbështet investitorët Kosovar në Mal të Zi të cilët janë të shumtë, kryesisht në bregdetin dhe Rivieren e Ulqinit por edhe tek kryeqyteti në Podgoricë Budvë dhe Bar për të cilën Kosovarët qoftë biznese apo edhe investime individuale po japin shembull të mirë dhe po bëhen model si investitorë në Mal të Zi”, thuhet në njoftimin e AKB-së.
Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona janë të ulëta të cilat kapin shumën mbi 60 milionë euro të cilat në krahasim me vendet e tjera mbetet ende mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve tona.