Peci: Ligji kundër duhanit s’ka tjetër alternativë përveç zbatimit
Foto/ Nga profili i Faton Pecit në `Facebook`
Ekonomi

Peci: Ligji kundër duhanit s’ka tjetër alternativë përveç zbatimit

RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kanë nisur zbatimin për ligjin e duhanit nga e enjtja e 17 marsit duke shqiptuar një numër të gjobave.

"Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër!. Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë. Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës", ka shkruar Peci në 'Facebook'.

Ai ka ftuar qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t'i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion.


MË SHUME NGA Ekonomi