14:19 / 17.03.2023
Hajdari Tërheqja e investitorëve një ndër qëllimet kryesore të MINT-it
RTKlive
Krijimi i ambientit sa më të favorshëm të të bërit biznes, tërheqja e investitorëve përmes politikave dhe strategjive të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vazhdon të mbetet një ndër qëllimet kryesore të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, deklaroi ministrja Rozeta Hajdari, në takimin e mbajtur sot me temën "Përmirësimi i Mjedisit të Biznesit Për Investitorët e Huaj në Kosovë", organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian.
Ajo tha se Investimet e Huaja Direkte, gjatë vitit të kaluar kanë arritur shifra të papara ndonjëherë në Republikën e Kosovës, në vlerën prej 772.3 milion euro, me një rritje prej 101% krahasuar me vitin 2020, dhe 84 % krahasuar me vitin 2021.