14:30 / 17.03.2023
Posta e Kosovës dhe ‘Pastrimi’ nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi
RTKlive
Kryeshefja ekzekutive e Posta e Kosovës, Nora Rraci dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" Arsim Fetahu, nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi për shërbimet postare si dhe për inkasimin e faturave të KRUP përmes Postës së Kosovës.
“Këto marrëveshje bashkëpunimi do të krijojnë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta pa provizion. Borxhi do të shlyhet automatikisht. Çdo herë të përqendruar në shërbim sa më cilësor ndaj konsumatorit”, njofton Posta e Kosovës.