13:15 / 19.03.2023
8 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 57 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 57 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 177.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,557, kanë vdekur 3,212persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 168, njofton Ministria e Shëndetësisë.