ATK mbanë seminar me tatimpagues nga sektori i bujqësisë
Ekonomi

ATK mbanë seminar me tatimpagues nga sektori i bujqësisë

F. Sertolli / RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar ciklin e seminareve me tatimpagues, ku këtë herë ka mbajtur seminar për tatimpaguesit nga sektori i bujqësisë dhe blegtorisë.

Përmes një njoftimi për media, ATK thotë se përveç prodhuesve bujqësor dhe fermerëve, të pranishëm në këtë seminar ishin edhe përfaqësues nga Shoqatat e fermerëve dhe prodhuesve në Kosovë.

“Qëllimi i këtij seminari ishte informimi i kësaj kategorie të tatimpaguesve me obligimet e tyre tatimore sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës. Më konkretisht, përmes këtij seminari u ofruan sqarime të detajuara se si dhe kur bujqit, fermerët, etj. kërkohet të përmbushin detyrimet tatimore, si dhe kur konsiderohet se bujqit, fermerët, etj. zhvillojnë aktivitet ekonomik, si dhe kërkohet të regjistrohen si biznes në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK)”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Tutje vazhdon njoftimi se në këtë seminar janë ofruar edhe shembuj për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të prezantuara.

“Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit dhe panelistët tjerë nga ATK|”, thuhet në njoftim.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi