Zbulohet rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara
Ekonomi

Zbulohet rreth 30.000 euro mjete monetare të padeklaruara

F. Sertolli / RTKlive

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar gjatë kontrollit të një makine janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara.

Dogana njofton se mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it të ndara në katër paketime.

“Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur automjeti me targa të republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Sipas njoftimit automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit.

“Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore , respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës”,thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi