Shtrenjtohet rryma për 14%
Foto: RTKlive
Ekonomi

Shtrenjtohet rryma për 14%

J.M/RTKlive

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës.

Ky shtrenjtim do të jetë për 14 për qind, kurse tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.

Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, kurse shtrenjtimi i rrymës është  kundërshtuar nga qytetarë dhe shoqëria civile.


MË SHUME NGA Ekonomi