Konkurrenca fillon hetimet për shitblerje të aksioneve të Ferronikelit
RTKlive
Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, njofton se në një mbledhje ka nxjerr konkluzion për fillimin e procedurës hetimore kundër ndërmarrjes ‘Balfin Group’, lidhur me mosparaqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit mbi shitblerjen e aksioneve të ‘NKL Limited – NewCo Ferronikeli Complex LLC’, në sektorin e metaleve dhe minierave.
“Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, vlerësimin e përqendrimit ku pjesëmarrësit në përqendrim nuk parashtrojnë kërkesë për lejimin e përqendrimit nga neni 13”, thuhet në komunikatë të AKK-së.
Autoriteti njofton se, transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.
“Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet anti konkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante)”, thuhet në komunikatë të AKK-së.
Autoritetit njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar.