13:01 / 24.03.2023
BB përkrah Kosovën në forcimin e qeverisjes dixhitale
RTKLive
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Washington D.C. ka miratuar Projektin për Forcimin e Qeverisjes Dixhitale për Ofrimin e Shërbimeve në Kosovë, i cili synon të përmirësojë cilësinë dhe qasjen e përdoruesve në shërbimet e përzgjedhura administrative publike.
"Mbështetja financiare e miratuar për projektin pesëvjeçar është një kredi koncesionare prej 20 milionë dollarësh. Projekti do të zbatohet nga Agjencia për Shoqëri Informative", njofton Banka Botërore.