Mehmeti takoi drejtorin ekzekutiv të FMN-së për Kosovë
Ekonomi

Mehmeti takoi drejtorin ekzekutiv të FMN-së për Kosovë

RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Daniel Palotai dhe shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella.

Bëhet e ditur se në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi z. Palotai dhe z. Di Bella lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vend.

“Guvernatori Mehmeti i informoi të pranishmit lidhur me të arriturat në sektorin financiar gjatë pesë viteve të fundit dhe theksoi faktin se sektori financiar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar, likuid dhe me performancë pozitive”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të BQK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për BQK-në dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, Palotai shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në.


MË SHUME NGA Ekonomi