12:58 / 28.03.2023
Rizvanolli takohet me ministren e shtetit të Gjermanisë, Anna Lührmann
F. Sertolli / RTKlive
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2023, ku është takuar me ministren e shtetit të Gjermanisë, Anna Lührmann.
“E lumtur për marrjen e informacionit mbi partneritetin e parashikuar të Tranzicionit Klimatik dhe Energjik Gjermano-Kosovar. Mezi presim ta sjellim në jetë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Ajo tha se Kosova është në një tranzicion energjetik dhe vendi vazhdon të përballet me probleme elementare të energjisë.























