17:33 / 28.03.2023
Zgjatet afati për aplikim për subvencione për kulturat bujqësore
E. Hoti/ RTKlive
Ministri Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023.
Afati ishte paraparë të mbyllet më 30 mars, por me këtë vendim do të shtyhet deri më 6 prill, ora 16:00.
Ministri Peci ka bërë të ditur se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
“Sapo nënshkruajta vendimin për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 6 prill 2023 në ora 16:00.Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.Punë të mbarë e të bereqetshme!”, ka shkruar Peci në Facebook.























