Rafuna dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
BKT
Ekonomi

Rafuna dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot ambasadorin e Hungarisë për Kosovë, Jozsef Bencze dhe atasheun për tregti dhe ekonomi në ambasadën e Hungarisë, Aron Kerekgyarto.

Sipasn njoftimit nga Oda Ekonomike e Kosovës, në takim u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve dhe mundësive të intensifikimit edhe më tej të marrëdhënieve bilaterale.

"Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të të dyja vendeve", u tha në njoftim .

 


MË SHUME NGA Ekonomi