Kontrata Kolektive, Vitia takoi përfaqësuesit e FSSHK-së
E. Hoti/ RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe punonjësit shëndetësorë në administratë.
“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit”, u tha në njoftim.
Ndërkaq, ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.























