Rafuna e konsulli grek diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve
BKT
Ekonomi

Rafuna e konsulli grek diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve

RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Lulzim Rafuna, priti sot konsullin për çështje ekonomike në Ambasadën e Greqisë për Kosovë, Leonidas Papakonstantinidis me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve dhe mundësive të intensifikimit edhe më tej të marrëdhënieve bilaterale.

“Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të të dyja vendeve”, njofton Oda Ekonomike të Kosovës (OEK).

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por, qasja e saj karshi Kosovës ka qenë konstruktive, e sidomos përgjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik.


MË SHUME NGA Ekonomi