15:01 / 05.04.2023
Proteston Sindikata e QKUK-së, punëtorët të pa kënaqur me koeficientin
Venera Xhoxhaj-Adili / RTK
Sindikata e punëtorëve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka protestuar lidhur me pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat e stafit të mesëm, administratën dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.
Kryetari i kësaj Sindikate, Xhemajl Selmani, tha se pas miratimit të ligjit të pagave kanë shpresuar në ngritjen e mirëqenies sociale, por sipas tij, ndodhi e kundërta.
E pikërisht sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imerin.























