ATK: Në këtë tremujor kemi 32.8 milionë € të hyra më shumë se në vitin 2022
BKT
Foto: ATK
Ekonomi

ATK: Në këtë tremujor kemi 32.8 milionë € të hyra më shumë se në vitin 2022

M.Sh/RTKlive

Të hyrat tatimore nga janari deri më 31 mars 2023 kanë shënuar rritje për 32.8 milionë euro apo 18.5% më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu thuhet në një komunikatë lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

“Shuma e përgjithshme e të hyrave të mbledhura për këtë tremujor është gjithsej 210.4 milionë euro, ku kemi më shumë të hyra të mbledhura për 6.2 milionë euro krahasim me planin për këtë periudhe”, njofton ATK.

Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave,  sipas këtij njoftimi, janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimi i 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore...

“Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Institucioni i ATK-së, thuhet në njoftim, se do të vazhdojë me intensitet të shtuar rritjen e aktiviteteve në teren, me qellim të implementimit të planit operativ dhe planit të përmbushjes për vitin 2023.


MË SHUME NGA Ekonomi