Vranovci: Sektori bankar në Kosovë vazhdon të mbetet stabil e i qëndrueshëm
BKT
Foto/ RTSH
Ekonomi

Vranovci: Sektori bankar në Kosovë vazhdon të mbetet stabil e i qëndrueshëm

RTSH

Njohësi i tregut bankar, Shpresim Vranovci, në kanalin e parë të Radio Tiranës dhe kanalin e dytë të RTSH-së, ka folur rreth krizës aktuale bankare në nivel botëror.

Sipas tij “Kriza momentale e bankave është një  krizë pak më e veçantë se ajo në vitin 2008 e cila ishte shkaktuar nga spekulimet pa fund ne tregun e derivativeve financiare dhe marrja e risqeve te mëdha nga ana institucioneve financiare.

“Kriza e fundit e bankave ka të bëj më tepër me riskun e likuiditetit të shkaktuara nga dis-balanci në mes të mjeteve dhe obligimeve të bankave. Për shkak të tepricës së likuiditetit, karakteristikë e bankave që nga kriza financiare e vitit 2008, krijoi shumë vështirësi për ato për të menaxhuar fondet e tyre, pasi normat e interesit për kohë shumë të gjatë ishin në zona negative të rendimentit dhe kështu bankat e kanë pasur një mungesë të theksuar të alternativave për investuar fondet e tyre”, tha ai.

Sipas tij bankat duke tentuat që të gjejnë në mënyrë sa me efiçiente të operimit të tyre, filluan që investimet e tyre të realizojnë në obligacione qeveritare dhe instrumente tjera me afat të gjata (sa më i gjatë afati i maturimit të letrës me vlerë aq me ulët norma negative e rendimentit ), kështu që bankat filluan që të transformojnë në maksimum strukturën e afateve, të mjeteve ndaj obligimeve. Dhe kjo në vete paraqet rrezik të likuiditetit për bankën por në anën tjetër krijon mundësi për të rritur fitimet (zvogëluar humbjen) e bankave. Gjithashtu në këtë krizë të fundit, kemi të bëjmë edhe me një risk të shtuar të koncetrimit  nga bankat e prekura nga kriza”, tha ai.

Vranovci, vlerësoi se në moment që në treg fillon të paraqitet një frike nga mbajtësit e fondeve për ndonjë krizë eventuale të likuiditetit të bankave, atëherë, ata fillojnë të tërheqin fondet e tyre nga banka, kështu që besimi në banka mbetet faktori kryesore i suksesit të  bankave.

“Në këto raste banka është e detyruar që për nevoja të likuiditetit të shes mjetet e saja të investuara për afat më të gjatë, që të plotësojë nevojat likuide të momentit (nëse banka do të priste deri në maturim të bonove ose obligacioneve apo do priste momente më të mira kur tregu performon më mirë, banka nuk do të realizonte humbje ). Për shkak të problemeve me inflacionin që po përballet SHBA, Fed Reserve ka rritur normën baze të interesit si instrument i politikës monetare për të stopuar inflacion në vend dhe si pasojë e këtij ndryshmi çmimet e  tregut të instrumentet financiare në tregjet financiare kanë pësuar rënie ,dhe si pasojë vlera e tregut të këtyre instrumente financiare të mbajtura nga bankat ka rënë dhe kjo paraqet humbje nga ndryshimet e çmimit tregut të instrumenteve financiare, për bankën. Nëse në ketë kohë bankat kanë nevoja likuide (kërkesa nga klientët për tërheqje)  dhe ato janë të detyruar të i shesim këto instrumente me çmime të zvogëluara, në këtë raste banka detyrohet të realizojë humbje. Pak a shumë kjo ishte arsye e bankrotimi të disa bankave në SHBA dhe problemi i Credit Suisse në Zvicër”, theksoi ai.

Duke shtuar se në përgjithësi, kjo tregon se edhe pse investimet e këtyre bankave ishin ne Bono dhe obligacione qeveritare të kualitetit shumë të lartë, ndryshime e vlerës së tregut të përcjellura me panikën e mbajtësve të fondeve në bankë, bën qe këto banka të realizojnë humbje shumë të mëdha që i dërgoi ato në shuarje .

Sa i përket mundësisë që kjo krizë të prek edhe vendin tonë , Vranovci theksoi se ekziston një dallim esencial në mes të bankave në Kosovës dhe atyre në Shqipëri  sa i përket ekspozimeve ne tregjet financiare ndërkombëtare, pasi banka në Shqipëri janë me të ekspozuara në këto tregje krahasuar me bankat në Kosovë. Ai vlerësoi se nuk pret të ketë ndonjë problem në sektorin bankare si pasojë e krizës së fundit të bankave në botë.

“Që nga pas lufta, sektori bankar në Kosovë ka qenë shumë stabil dhe ka qene vazhdimisht shumë mirë i kapitalizuar. Është interesant fakti që në vitin 2008, kur kriza se hipotekave qe goditi tregjet financiare  në të gjithë botën, në Kosovë nuk u ndje fare ajo krizë. Kjo gjendje e qëndrueshme vazhdoi edhe gjatë krizës financiare te likuiditetit te filluar ne Greqi. Madje, edhe gjatë krizës pandemike, sektori bankar në Kosovë vazhdoi të performonte në mënyrë stabile. Kjo perfomamce e stabile  e bankave gjatë gjithë viteve të pasluftës ndikoi në besueshmëri në sektor që rezultoi në rritje të vazhdueshme të aseteve në sektorin bankar”, tha ai.

Vranovci theksoi se është  edhe një arsye e veçantë se pse bankat në Kosovë nuk kanë qenë shumë të ekspozuar, sa i përket këtyre risqeve.

“Bankingu në Kosovë është mjafte i thjesht, që kryesisht ka të bëj me depozitat dhe dhënien e kredive në vend.  Ne përgjithësi pjesëmarrja e bankave komercial të Kosove në tregjet financiare ndërkombëtare  është jo shumë lartë dhe kryesisht është e investuara në instrumente financiare të kualitetit shumë të lartë (me disa përjashtime), kjo e ka bërë që të  jetë më e mbrojtur në raste të krizave globale, por natyrisht ai theksoi se ekonomia e Kosovës është relativisht e vogël dhe e varur nga financimi i jashtëm, dhe për këtë arsye qeveria duhet gjithmonë  të ketë një kujdes të shtuar. BQK, duhet  vazhdojë të ketë një politike pro aktive në monitorimin dhe  kontrollin e vazhdueshëm të sektorit financiare në vend”, tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi