Murati: Më 2022 janë shtuar 7 mijë vende pune vetëm në sektorin e prodhimit
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Murati tha se Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive.
“Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, shtoi Murati ndër të tjera.
Ai po ashtu tha se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme.
“Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni; Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive; Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese; Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit; Grante për bashkëfinancim të pajisjeve; Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore; Subvencion për punësimin e grave; Subvencionim për punësimin e të rinjve”, ka përmendur ai në mesin e masave që ka thënë se i ka marrë Qeveria për këtë sektor.
“Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit. Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme. Qeveria për prodhuesit!” ka thënë ministri Murati.























