Lansohet skema garantuese për bizneset, `Dritarja e eksportit`|Video
BKT
Ekonomi

Lansohet skema garantuese për bizneset, `Dritarja e eksportit`|Video

Faton Salihu /RTK

Qasja në financa vlerësohet ndër barrierat më të mëdha që kanë bizneset në vend. Për këtë, përfaqësuesit e biznesit kanë bërë thirrje vazhdimisht që të gjenden zgjidhje që të largohen këto barriera. Një ndër masat e reja mbështetëse është ajo e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, e cila ka lansuar skemën garantuese, “Dritarja e eksportit”.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka lansuar skemën garantuese “Dritarja e eksportit”, nëpërmjet së cilës Fondi do të garantojë për kreditë e bizneseve eksportuese apo që planifikojnë të eksportojnë deri në 500 mijë euro.

Kjo skemë është lansuar në nëntor të vitit të kaluar.

Përfaqësuesit e bizneseve e kanë mirëpritur këtë skemë të Fondit, por kërkojnë që shuma e garantimit të kredive të rritet edhe më shumë dhe të ketë fushatë informuese për këtë mundësi.

Sipas drejtorit menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga muaji nëntor kur është lansuar kjo skemë, 8 biznese kanë përfituar garantim të kredive në vlerë rreth 1 milionë euro.

 


MË SHUME NGA Ekonomi