Deputetë të Kuvendit në Forumin Parlamentar Global të BB-së dhe FMN-së
BKT
Ekonomi

Deputetë të Kuvendit në Forumin Parlamentar Global të BB-së dhe FMN-së

RTKlive

Me 10 dhe 11 prill 2023 u mbajt Forumi Parlamentar Global në Uashington DC të SHBA-ve, organizuar nga Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temën qendrore "Sfida të vështira, zgjidhje të vështira".

Njëra nder penalistët e ftuara ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, e cila trajtoi temën "Mbrojtja e së Ardhmes: Korniza Ambientale dhe Sociale". 

Znj. Statovci foli lidhur me reformat në vend dhe sistemin e qëndrueshëm fiskal. 

“Zhvillimi ekonomik dhe konsiderata ambientale shpesh herë është problematike të balancohen, e sidomos në një shtet sikurse Kosova, me rezerva të mëdha natyrore për prodhim të energjisë. Kosova ka përqendruar fokusin ne energjinë e pastër për kapacitete shtesë në energji, qasje që merr për bazë efektin ambiental, social, dhe zhvillimin e qëndrueshëm", theksoi deputetja Statovci. 

Tutje ajo foli mbi bashkëpunimin me MCC dhe Bankën Botërore për projekte strategjike, që kanë për fokus sektorin e energjisë.

Forumi Parlamentar Global është ngjarja kryesore e Rrjetit Parlamentar organizuar nga Grupi i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Këtë vit kjo ngjarje u organizua në sfondin e thellimit të krizave në ushqim, financa, si dhe në shekullin e rritjes së parë të varfërisë ekstreme dhe pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Kjo ngjarje mblodhi 150 deputetë dhe 50 staf parlamentar nga mbi 50 vende nga e gjithë bota. 

Përveç deputetes Statovci, Kuvendi i Kosovës u përfaqësua dhe nga deputetja Yllza Hoti dhe deputeti Besian Mustafa.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, ditët në vijim do të zhvillojnë takime të tjera në kuadër të Bankës Botërore (WB), Fondit Ndërkombëtar Ndërkombëtar (IMF) dhe Koorporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).


MË SHUME NGA Ekonomi