Gara: Rritet numri i pasagjerëve në Aeroportin ‘Adem Jashari’
BKT
Foto/ RTKlive
Ekonomi

Gara: Rritet numri i pasagjerëve në Aeroportin ‘Adem Jashari’

A.B/ RTKlive

Ky fillim viti po del të jetë vit më i mbarë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, me rritje me rreth 20 % të pasagjerëve dhe me reth 10 % të fluturimeve.

Valentina Gara, zyrtare për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, bëri me dije për emisionin e mëngjesit të RTK-së, se në këtë aeroport do të ketë risi të shtimit të linjave ajrore nga vende të ndryshme.

“Nëse e krahasojmë tre mujorin e parë të vitit të kaluar, me këtë tre mujor të këtij viti kemi një rritje me 19 % të numrit të udhëtarëve, apo me 10 % të numrit të fluturimeve,”, tha ajo.

Sipas saj, në viti 2022 për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ishte me rreth 3 milionë udhëtarë.

Për çmimet e biletave, Gara tha se lidhet me kërkesat dhe krahasuar me rajonin janë pothuajse të njëjta.

“Nëse krahasohen çmimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, me atë të Shkupit, mund të jenë më ndryshe, pasi që Aeroporti i Shkupi, merr subvencion me qeveria dhe këto ndikojnë tek ulja e çmimi i biletave”, theksoi Gara.

Udhëtarët që zgjedhin Aeroportin e Prishtinës, Gara tha se janë edhe nga vende të ndryshme të rajonit, për shkak se nga Kosova ka fluturime më shumë nga Zvicra.

”Rreth 40 % e fluturimeve janë nga Zvicra, pasuar nga Gjermania e kështu me radhë”, theksoi ajo.

Për sfidat me të cilat është ballafaquar, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, Gara tha se ka qenë pandemia ajo që ka goditur industrinë e fluturimeve, po ashtu edhe vizat, e që me rastin e liberalizimit të vizave, do të jetë një lehtësim.


MË SHUME NGA Ekonomi