Drejtori BKS-së, Mazreku takoi kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç
F.S / RTKlive
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka takuar të premten në Prishtinë kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Kryeministri Abazoviç ka falendëruar drejtorin Mazreku për implementimin e suksesshëm të marreveshjes me Malin e Zi vetëm me policen TPL Plus.
Gjithashtu kryeministri Abazoviç i ka ofruar mbështetje drejtorit Mazrekut për proceset në të cilat do të kaloj gjatë muajeve në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit.
"Në anën tjetër drejtori BKS-së Sami Mazreku ka falenderuar kryeministrin e Malit te Zi për mbështetjen e vazhdueshme që ky i fundit ka treguar për Byronë Kosovare të Sigurimit", njofton Byroja Kosovare e Sigurimit.
Gjatë ditëve në vijim do të organizohen edhe takime tjera të cilat kanë për qëllim lehtësimin e rrugëve në të cilat pritet të kaloj BKS-ja gjatë muajeve në vijim.























