Kërkohet shtim i stafit në Urgjencë për shkak se kërkesat të mëdha
Shëndetësi

Kërkohet shtim i stafit në Urgjencë për shkak se kërkesat të mëdha

Asdren Agushi

Mungesa e stafit shëndetësor është evidente edhe nëpër komuna. Kërkesat e qytetarëve për rastet urgjente të të sëmurëve po hasin në probleme për shkak të mungesës së stafit në Urgjencën e Gjilanit. Gjatë ditëve të javës në këtë urgjencë funksionojnë dy autoambulanca, por në fundjavë ka vetëm një.

Shërbimi i urgjencës në Gjilan po përballet tash e sa kohë me mungesë të stafit gjë që po shkakton vonesa në intervenimet në teren.

"Gjatë ditëve të punës kemi në funksion dy autoambulanca nga ora 07-20, kurse gjatë natës dhe vikendeve është në funksion vetëm një ambulancë. Kërkesa jonë ka qenë që edhe gjatë natës dhe në vikend qyteti të mbulohet me dy ambulanca 24 orë, po me këtë rast kemi mungese te stafit teknik” , u shpreh Dr.Ekrem Kryeziu - shef i shërbimit të urgjencës pran QKMF-s në Gjilan.

Megjithatë qytetaret shprehen të kënaqur me shërbimin dhe arritjen në kohë të këtij ekipi Shërbimi i urgjencës se Gjilanit mbulon ofron shërbime edhe për komuna të tjera si ajo e Novobërdës dhe Parteshit.


MË SHUME NGA Shëndetësi