Partitë opozitare reagojnë pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut
BKT
Ekonomi

Partitë opozitare reagojnë pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut

RTKlive

Pas arrestimit nga Policia të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, kanë reaguar partitë opozitare.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar kryeministrin Albin Kurti të deklarohet menjëherë për arrestimin e sotëm të drejtorti të KEK-ut.

"Ftoj Prokurorinë e Kosovës dhe të gjitha organet përgjegjëse që me seriozitetin më të lartë ta procedojnë rastin e sotëm, dhe, një herë e mirë, të gjithë të përfshirët në këto skandale korruptive zingjirore t’i nxjerrin para drejtësisë", ka shkruar Krasniqi në 'Facebook'.

Kurse kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se ka kërkuar në vazhdimësi shkarkimin e gjithë udhëheqjes së KEK-ut. “Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vet Qeverinë”, ka shkruar ai në ‘Facebook;.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Haradinaj ka thënë kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq!.


MË SHUME NGA Ekonomi