Kurti: Vajzat kanë dhënë kontribut të madh në shkencë dhe teknologji
BKT
Ekonomi

Kurti: Vajzat kanë dhënë kontribut të madh në shkencë dhe teknologji

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në konferencën e parë ‘STEMinists’, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, theksoi se duhet të ketë barazi mes grave dhe burrave në të gjitha fushat.

Ai tha se qeveria ka mbështetur vajzat për të studiuar në fushat STEM. Kurti tha se përkundër barrierave gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut shumë të madh në fushën e shkencës dhe teknologjisë, raporton RTKlive.

Sipas tij karriera në fushat STEM ofron shumë mundësi. “Përkundër barrierave, gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të madh në fushat e shkencës, që përkundër kontributit kurrë nuk janë çmuar. Jo vetëm si feminist por edhe si steminist, është detyrë e jona që të punojmë për shtet. Përtej përfitimit personal, ndikon në zgjidhje dhe zhvillim të teknologjisë dhe nxitje të rritjes së ekonomisë. Vajzat dhe gratë kanë qenë të përjashtuara historikisht nga shkenca, dhe në kohën kur konsiderohet si revolucion i katërt, gratë dhe vajzat duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre. Përtej pabarazisë, mungesa e vajzave dhe grave është reale”, tha Kurti.

Ndryshe konferenca STEMinists do të jetësojë premtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e konferencës vjetore për vajzat/gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Këta mekanizma i shtohen mbështetjes financiare për vajzat/gratë në STEM që tashmë po zbatohet si politikë e re e Qeverisë së Kosovës që dy vite.


MË SHUME NGA Ekonomi