Dialogu social, zëvendësministrja Gexha - Bunjaku takim me FSSHK-në
Foto arkiv/ RTK
Shëndetësi

Dialogu social, zëvendësministrja Gexha - Bunjaku takim me FSSHK-në

E. Hoti/ RTKlive

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha - Bunjaku mbajti takimin në kuadër të grupit punues të përbërë nga MSH dhe FSSHK ku u diskutuan modalitetet lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të cilat do të përmirësojnë pozitën e punonjësve shëndetësorë, brenda mundësive buxhetore.

“Zv/ministrja Gexha-Bunjaku theksoi se dialogu social do të mundësojë që të adresohen kërkesat, të cilat më pas shqyrtohen dhe do të diskutohen në takimin e ardhshëm të grupit punues i cili planifikohet të mbahet gjatë muajit maj”, thuhet në njoftim.

MSH thotë se aktualisht, punonjësit shëndetësorë me ligjin e ri për paga, kanë të ardhurat më të larta në rajon. “Dialogu social do të shërbejë që të përmirësohen edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësorë”, thuhet më tej në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi