Rizvanolli viziton KEK-un, pritet nga ud.kryeshefi i ri i Korporatës
BKT
Foto: ME
Ekonomi

Rizvanolli viziton KEK-un, pritet nga ud.kryeshefi i ri i Korporatës

RTKlive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe është pritur nga zv. kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Përparim Kabashi. Ky i fundit u emërua sot nga Bordi i KEK-ut si zëvendës i kryeshefit të pezulluar Nagip Krasniqi.

Sipas njoftimit Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve e njoftuan ministren Rizvanolli për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

“Lidhur me këtë, zv. kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik”, thuhet në njoftim.

Tutje ata theksuan se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj “duke shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar”.


MË SHUME NGA Ekonomi