Dogana e Kosovës shembull i mirë për shtetet tjera
M.Miftari/RTKlive
Qëllimi kryesor është të shikoj se si funksionojnë doganat në Kosovë, se si respektojnë e zbatojnë organizatat botore të tregtisë dhe për të sqaruar ligjet e doganave dhe si ato mund të përdorin WCO në doganat e tyre. Ky është mision i rëndësishëm për të vizituar anëtarët tanë, ku kemi shumë, dhe do t’i vizitoj të gjithë ata për të parë përgjegjësitë e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i Doganave Botërore më tej sqaroi punën e aktivitetin e Administratës Doganore, ku, sipas tij, ato vendosen në kufi dhe roli e misioni i tyre është që t’i lidhin kufijtë e kjo, sipas tij, është shumë me rëndësi për të siguruar se po funksionojnë standardet dhe, si instrument për të siguruar që standardet janë aty që harmonizimi të jetë i pranishëm në bashkëpunimin ndërmjet organizatave qeveritare e private që të mund të bëhet edhe tej kufijve, pra që të sigurohet se Administrata Doganore të mund të zbatojë standardet globale ku ofrohet ndërtimi i kapaciteteve për anëtarët doganorë. Këto, sipas tij, janë funksionet që Organizata ndërkombëtare doganor i bën.
“Dogana e Kosovës është në kuadër të Organizatës Botërore Doganore që nga viti 2017, relativisht anëtar e re, por që është integruar mirë në familjen globale të doganave, duke ndarë praktika më të mira , gjë që është me rëndësi”, deklaroi Sekretati i Përgjithshëm i Doganave në INFOPlus, në RTK, .
Ai më tutje ka thënë se Dogana e Kosovë ka marrë pjesë në takimet tona dhe kanë zhvilluar dhe mirëmbajtur standardet globale duke përmirësuar bashkëpunimin, duke bërë të ditur se tani Dogana e Kosovës ka zyrën në Bruksel, që lehtëson bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Doganave.
Për më tepër, Sekretari i Përgjithshëm i Doganave Botërore njoftoi se ka vizituar doganat e Kosovës, selinë e tyre dhe ka parë së afërmi se si i zbatohen kriteret e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe si përdoret teknologjia, sepse sot, shtoi ai, procedurat kufitare bazohen në teknologjitë informative për të kontrolluar kalimet kufitare.
“Qëllimi i doganave është të kontrollojnë, të marrin të ardhura, por edhe të lehtësojnë tregtinë për konkurrencën ekonomike dhe, gjithashtu, t’i mbrojnë qytetarët nga tregtia e paligjshme në kufi”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Doganave Botërore për INFO Plus.
Ai lavdëroi punën e mirë të doganave të Kosovës, e cila po merret si shembull në disa shtete afrikane.
Por që doganat, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Doganave Botërore , kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme nga sfera e politikës, të cilën, theksoi ai, doganat do ta kenë, duke u bazuar nga takimet që ka pasur me përfaqësuesit politikë të vendit dhe jo vetëm kaq, por kanë nevojë për bashkëpunim edhe me bizneset dhe me agjencitë tjera qeveritare, sepse, sikundër tha ai, në kufi nuk e ke vetëm doganën, por edhe agjencitë tjera qeveritare, sidomos me burimet njerëzore, që dogana të jetë organizatë e respektueshme që ta mbështesin shtetin.
Bashkëpunimi doganor në rajon
Ndërkaq lidhur me bashkëpunimin doganor, ai ripërsëriti qëndrimin se bashkëpunimi rajonal është një çështje shumë e rëndësishme, ngaqë, theksoi ai, këtu kemi të bëjmë edhe me krijimin e një tregu vizual, për një integrim e qarkullim të produkteve kombëtare në vendet tjera.
“Për këtë arsye them se procedurat doganore të jenë të harmonizuara mirë dhe kur të liberalizohen vizat, doganat të jenë të gatshme që të vendosin themelet për to”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Doganave Botërore.
Ai më tej foli për historikun e krijimit të unionit të doganave, teksa shtoi se integrimi rajonal të krijohet sipas zhvillimit ekonomik.
Bashkëpunimi i doganave me sektorin privat
Lidhur me këtë ai shtoi se sektori privat bën biznes me tregti dhe për doganat është me rëndësi që të lidhin biznese me vendet e tjera.
“Partnerët në biznes janë të rëndësishëm, posaçërisht zinxhiri i furnizimit, sigurimi, e lehtësimi, sepse doganat nuk mund ta bëjnë këtë vetëm, prandaj kanë nevojë për partnerë për ta bërë këtë”, sqaroi Sekretari i Përgjithshëm i Doganave Botërore, duke shtuar se besimi është çelësi për përmirësimin mjedisit afarist, prandaj partneriteti është pjesë e parimeve fundamentale të doganave.
Ai përmendi sfidat e doganave, sidomos në kohën e COVID -19, që bëri të zhvillohet decentralizimi, si një fushe kryesore për të zhvilluar biznes.























