19:23 / 29.04.2023
Murati: Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin, pavarësisht krizave globale
RTK
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar disa të dhënat për bizneset e të reja të regjistruara në tre muajt e parë të këtij viti.
Sipas tij, ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin pavarësisht krizave globale. Në tremujorin e parë, Murati thotë se janë regjistruar mbi 3 mijë biznese të reja, që sipas tij, paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Ai ka shkruar në Facebook se lajm tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë.
























