Mehmeti: Falë menaxhimit të mirë shpëtuam ekonominë nga kolapsi|Video
BKT
Foto/ RTK
Ekonomi

Mehmeti: Falë menaxhimit të mirë shpëtuam ekonominë nga kolapsi|Video

RTKlive

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Replikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha për emisionin”Ekonomiks”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se falë menaxhimit të mirë shpëtuam ekonominë nga kolapsi, megjithë vështirësitë që ishin në shumë vende për shkak të pandemisë.

“Përkundër pandemisë, sistemi bankar, ka treguar qëndrueshmëri, kjo është arritur falë masave që ne si BQK, kemi marrë, ka qenë bllokadë totale, sikur ne të kemi qenë konservativ, do të kishte pasoja, ne kemi qenë shumë fleksibil e proaktiv në marrjen e masave që në ditën e parë kur është shpallur pandemia”, theksoi ai. Nëse nuk do të kishte masa të atilla, sipas Mehmetit, do të kishim pasoja për qytetarët në regjistrin e kredive.

Mehmeti vlerësoi se masat që janë marrë në sektorin e sigurimeve kanë bërë që të stabilizohet ky treg. Sipas tij masat që janë marrë edhe dy kompanive u janë marrë licencat për shkak se nuk kanë përmbushur obligimet që janë të paraparë me ligj.

“Sektori më problematik kanë qenë sigurimet, që në fillim t mandatit e kam pasur synim të stabilizojë këtë sektor shumë të rëndësishëm në Kosovë. Sot kompanitë e sigurimet janë në kërkesa ligjore dhe profitabil”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni emisionin e intervistën e plotë të ish-guvernatorit Fehmi Mehmeti dhënë për emisionin ‘Ekonomiks’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Ekonomi