07:45 / 03.05.2023
27 raste aktive me Covid-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 27.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid-19, nga 4 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa gjithashtu nuk është shëruar asnjë person, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,895 raste, kanë vdekur 3,216 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,652, njofton Ministria e Shëndetësisë.