Ministria e Ekonomisë përkrah Mitrovicën e Gjakovën
BKT
Ekonomi

Ministria e Ekonomisë përkrah Mitrovicën e Gjakovën

RTKlive

Ministria e Ekonomisë mbështet me projekte ujësjellësin e Mitrovicës dhe ngrohtoren e Gjakovës me vlerë prej 370 mijë eurosh.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, dhe ud drejtori i Njësisë për Ndërmarrjet Publike, kanë nënshkruar dy marrëveshje për subvencionimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ngrohtores.

Me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Mitrovica", Bashkim Kurti, u lidh marrëveshja për financimin e pompave të ujit në fshatrat Zhazhë, Kelmend dhe Boletin të Komunës së Zveçanit dhe fshatin Kushtovë të Mitrovicës. Investimet arrijnë vlerën 70 mijë euro.

Ndërsa me ud kryeshefin e Ngrohtores së qytetit në Gjakovë, Arben Meka, Ministria e Ekonomisë u dakordua për të subvencionuar blerjen e biomasës me 300 mijë euro.


MË SHUME NGA Ekonomi