Dogana e Kosovës autorizon një kompani kosovare si operator ekonomik
BKT
Ekonomi

Dogana e Kosovës autorizon një kompani kosovare si operator ekonomik

RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO), për kompaninë kosovare prodhuese Ventius International” LLC nga Gjakova.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, kjo kompani ka përmbushur në përpikëri standardet më të larta të parapara me legjislacionin doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë,  në kuadër të programit të OEA.

“Kompania Ventius International LLC është një nga eksportuesit më të rëndësishëm në Kosovë dhe ka dëshmuar se ka ngritur kapacitetet bashkëkohore në fushën e sigurisë në zinxhirin furnizues”, thuhet në komunikatë.

Krahas shumë lehtësirave tjera që ka ofruar Dogana e Kosovës së fundi, ofrimi i një autorizimi të ri shton vlerat në fondin e lehtësirave, gjë që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të operacioneve tregtare dhe prodhuese, sidomos tek eksportuesit e Republikës së Kosovës dhe, rrjedhimisht, nënkupton krijimin e një ambienti më të favorshëm për prodhuesit, gjë që do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja, krahas lehtësirave tjera dhe përparësive që ofrojnë institucionet përkatëse dhe ekonomia e Kosovës në përgjithësi, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.


MË SHUME NGA Ekonomi