MBPZhR me politika të favorshme për bujqit
BKT
Ekonomi

MBPZhR me politika të favorshme për bujqit

RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u mirëprit për vizitë në fermën e Gani Dobratiqit nga fshati Besi i komunës së Prishtinës, i cili është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherësh mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditore 200 litra qumësht. Ai gjithashtu mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri, njofton MBPZHR.

“Me mbështetjen e mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për fermerët vendor, vendi ynë po shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta”, tha ministri Peci i cili mes tjerash shtoi se “Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së”.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci ritheksoi se të gjithë bujqit siç është edhe  Ganiu do të jenë përfitues në fondin rekordi i çmimeve të favorshme, pasi “ne përveç se kemi rritur përkrahjen financiare, gjithashtu kemi instaluar meritokracinë, gjë e cila ka bërë që bujqve tanë t'iu ulen shpenzimet”.


MË SHUME NGA Ekonomi