Fillon operacioni ndërkombëtar KLADIUS
BKT
Ekonomi

Fillon operacioni ndërkombëtar KLADIUS

F. Sertolli / RTKlive

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se të martën oficerët doganor kanë arritur të parandalonin një rast të tentim kontrabandës me duhan përmes automjetit të udhëtareve.

Dogana e Kosovës në kuadër të operacionit ndërkombëtar KLADIUS ku janë duke marr pjesë  Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës.

“Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion  kanë ndaluar një automjet që vinte nga republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme.  Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim. 

Operacioni KLAUDIUS, sipas Doganës së Kosovës, fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore.

Sipas Doganës së Kosovës, ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para.


MË SHUME NGA Ekonomi