Hapet ankandi i parkut për energji solare deri në 100 MW
BKT
Foto: Edona Podvorica/RTK
Ekonomi

Hapet ankandi i parkut për energji solare deri në 100 MW

Edona Podvorica /RTK

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas takimit me administratoren e USAID-it, Samantha Power, shpallën  ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

Ai tha se kjo ngjarje shënon një moment historik të rëndësishëm pasi Kosova po ecën drejt objektivave të saj ambicioze të dekarbonizimit dhe tranzicionit larg qymyrit e drejt burimeve të qëndrueshme dhe të gjelbra të energjisë.

 “Ankandi i pari i energjisë solar prej 100 MW, përmbushë çdo hap të vizionit tonë”, tha kryeministri Kurti. “Ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm, kushtet janë të mira që të vijnë investitorët”.

Kurse  administratorja e USAID-it, Poëer, tha se ky vend ka një të ardhme të ndritur drejt një energjie të së ardhmes.

 “Vizita deri më tani më ka bërë optimiste për Kosovën ku është duke shkuar, e kam parë sa larg ka shkuar”, tha Power.

“Kam dëgjuar gjatë këtyre bisedave, një vizion të qartë, Kosova me një ekonomi, që ofron mundësi nga të gjitha fushat dhe tani është një kënaqësi të jem në lansim të këtij projekti solar”.

 


MË SHUME NGA Ekonomi