06:35 / 16.05.2023
Kosova pritet ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon
A.B/ RTKlive
Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka parashikuar rritje ekonomike 3.5 për qind për vitin 2023. Përpos Kosovës, raporti përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në bazë të të dhënave Kosova pritet ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
"Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2 për qind në vitin 2023 mes erërave të kundërta nga presionet inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur për ekonomitë e përparuara në Evropë, përpara se të rritet deri në 3.4 për qind në vitin 2024. Me përjashtim të një rritjeje 4ishikimi për Kosovën në vitin 2023, parashikimet e Bankës janë të pandryshuara nga shkurti", thuhet në raport.