Mbahet forumi i parë biznesor i boronicës, ministri Peci ofron mbeshtetje
Ekonomi

Mbahet forumi i parë biznesor i boronicës, ministri Peci ofron mbeshtetje

M.Sh/RTKlive

Rreth 250 qytetarë e fermerë kanë marrë pjesë të mërkurën në Prishtinë në forumi i parë biznesor të boronicës që o organizua nga shoqata “Mjedra e Kosovës”. Në këtë forum, të parin e këtij lloji, u shpalos potenciali i këtij sektori bujqësor për zhvillimin ekonomik dhe punësim dhe trendet më të reja të kësaj industrie.

Pjesëmarrës ishin edhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci, donatorë, ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, agrobiznese dhe fermerë.

“Në vitin 2022 subvencionet për sektor janë rritur me 26% krahasuar me vitin 2021” tha ministri Peci, sipas të cilit, agrobizneset kosovare po shtojnë kapacitetet përpunuese dhe tashmë eksportojnë edhe produkte finale.

Në përfundim, ai tha se dyert e ministrisë që drejton janë të hapura për mbështetje dhe avancim të politikave të këtij sektori. Në një fjalë rasti, Peci u shpreh se MBPZHR ka rritur mbështetjen e sektorit të pemëve të imëta.Drejtori i shoqatës nacionale “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja theksoi se sektori i boronicës angazhon rreth 1,000 persona vetëm në fazën e vjeljes. “Ndërkohë, cilësia e produktit është shumë e lartë duke përdorur edhe teknologjitë më të reja. Shitjet më të mëdha shkojnë në vendet e BE-së”, deklaroi ai.

Agrobiznese të ndryshme ekspozuan gjithashtu produktet e tyre ndërkohë që u realizuan edhe diskutime në panel me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

Siç u theksua edhe në një informacion për medie, në ditën e nesërme punimet e forumit do të vazhdojnë me vizitë në plantacionin e boronicave BerryKode në Maxhunaj të Vushtrrisë bashkë me ekspertë ndërkombëtarë dhe fermerë e agrobiznese kosovare.


MË SHUME NGA Ekonomi