15:02 / 18.05.2023
Këto shtete të marrin model Kosovën për përdorimin e Euros
A.B/RTKLive
Nënkryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Gunther Fehlinger, ka ftuar tri shtetet të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën që të marrin model Kosovën për përdorimin e valutës Euro.
“E ftoj Shqipërinë, Ukrainën, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, për të mësuar nga Kosova dhe për të adoptuar euron si monedhë në mënyrë të njëanshme dhe tani”, ka shkruar ai në 'Twitter', raporton RTKlive.
Kosova e miratoi euron si valutë ligjor de facto në vitin 2002, pavarësisht se shteti nuk ishte anëtar i Eurozonës apo Bashkimit Evropian. Kosova përdorimi si valutë markën gjermane nga viti 1999.