Është hapur Edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS
Arbenita Marmullaku / Radio Kosova
Pjesëmarrës të huaj dhe vendorë po marrin pjesë në Panairi Expokos në Prishtinë ku po prezantohen produkte të sektorëve të ndërtimit, energjisë, makinerisë e të tjera.
Pjesëmarrësit kanë thënë për Radio Kosovën se ky panair po u ndihmon të prezantojnë kompaninë e tyre dhe të fitojnë klientë të rinj.
U hap sot në Sallën 1 tetori në Prishtinë Edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS. Anita Gashi, pronare e një kompanie tha për Radio Kosovën se e vlerësojnë pjesëmarrjen në panaire të tilla.
U hap sot në Sallën 1 tetori në Prishtinë Edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS. Anita Gashi, pronare e një kompanie tha për Radio Kosovën se e vlerësojnë pjesëmarrjen në panaire të tilla.
‘Në këtë panair përveç vizitorëve të Kosovës kanë hasur edhe vizitorë të huaj të cilët kanë qenë të interesuar për produktet tona. Ne në këtë panair jemi të vetmit që ofrojmë këto shërbime dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen do të ketë këso lloj panairesh që ne do të mund të prezantojmë vetën si kompani”, ka thënë Gashi.
E Blerim Balaj, menaxher i shitjes në një fabrikë të aluminit në Kosovë, tha se në këto panaire e njeh konkurrencën, tregun e klientë të ri.
“ Është hera e dytë që po marrim pjesë në këtë panair. Ia vlen të marrësh pjesë sepse rezultatet e këtij panairi po vërehen pastaj. Njeh konkurrencën edhe njeh klientë të ri. Sot ka filluar e po shihen lëvizjet e vizitorëve”, ka thënë Balaj.
Edhe Artan Gashi, drejtor i një kompanie të materialit ndërtimor tha se ky panair do të ndikojë në shitje dhe prezantim të kompanisë së tij.
“Ne vlerësojmë pjesëmarrjen në këtë panair dhe mendojmë se do të ndikojë edhe në zhvillimin e saj ashtu edhe në shitje të produkteve tona”, ka thënë Gashi.
Panairi do të mbetet i hapur edhe nesër.