11:33 / 22.05.2023
Rikthehet në operim njësia A-5 në KEK
A.B/RTKlive
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia A-5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim pas mesnate, më 21 maj.
"Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së", njofton KEK.