Kosova i bashkohet EFSA-së në fushatën kundër ‘murtajës afrikane’
N.M. /RTKlive
Kosova i bashkohet EFSA-së në fushatën mbarë-evropiane për të ndaluar murtajën afrikane të derrave (StopASF).
Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) së bashku me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës po bashkojnë forcat në vitin 2023 në një fushatë mbarë evropiane për të mbështetur luftën kundër murtajës afrikane të derrave (ASF).
Bëhet e ditur se në vitin e saj të katërt, fushata #StopASF po rritë ndërgjegjësimin e fermerëve, gjuetarëve dhe veterinerëve në tetëmbëdhjetë vende evropiane, duke përfshirë Kosovën, për këtë sëmundje, shumë ngjitëse dhe i inkurajon ata të
“Gjatë dekadës së fundit, murtaja afrikane e derrave ka pasur një ndikim dramatik në sektorin evropian të rritjes së derrave dhe vazhdon të prishë ekonomitë lokale dhe rajonale. Ndërsa shifrat e fundit tregojnë shenja inkurajuese se përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit mund të kenë efekt, situata në të gjithë Evropën në përgjithësi nuk është aspak pozitive dhe ne duhet të qëndrojmë vigjilentë. Fermerët, gjuetarët dhe veterinerët kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm për të luajtur në raportimin e rasteve të dyshimta”, tha Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA, njofton kjo organizatë.
Fushata drejtohet në partneritet me autoritetet lokale në tetëmbëdhjetë vende, dhe në Kosovë ajo drejtohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
“Edhe këtë vit sikur dy vitet e mëparshme, jemi të lumtur që jemi pjesë e shteteve të përfshira në kampanjën kundër ASF. Për dallim, këtë vit Murtaja Afrikane e Derrave, ndonëse jo prezente, është më afër kufijve të vendit tonë... Angazhimi nga ana jonë, padyshim nuk do të mungojë andaj edhe shpresojmë për korrjen e rezultateve pozitive”, deklaroi Flamur Kadriu, zëvendësues i kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.