14:38 / 22.05.2023
Nurboja priti në takim ambasadorin turk Angili
N.M. /RTKlive
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja i shoqëruar nga u.d zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në takim, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Tunç Angili.
Bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe rolin e Turqisë në investimet në Kosovë sidomos në sektorin financiar.
“Me këtë rast, Guvernatori Nurboja ka falënderuar Turqinë për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar. Nga ana tjetër, ambasadori Tunç Angili, ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve”, njofton zyra për informim e BQK-së.